Fillimi i vitit me certifikime ProfilPASS
31 janar 2025
Muaji janar solli një energji të re për pjesëmarrësit që morën pjesë në procesin e këshillimit dhe u pajisën me certifikatën ProfilPASS. Ky ishte një fillim i shkëlqyer për të reflektuar mbi aftësitë e tyre, për të identifikuar potenciale të reja dhe për të vendosur hapa të qartë drejt zhvillimit personal dhe profesional gjatë vitit që sapo nisi. Certifikimi shënon një moment frymëzimi dhe motivimi për të ndjekur objektiva të reja me vetëbesim dhe vendosmëri.
Proceset e këshillimit u realizuan në kuadër të projektit:
“Fuqizimi i të rinjve dhe grupeve të cenueshme përmes procesit të këshillimit, duke përdorur instrumentin ProfilPASS dhe Këshillimin Social”, i zbatuar nga Organizata Joqeveritare Environment & Youth Capacity Development (EYCD).
Të fundit
- 30 qershor 2025 Disa nga të certifikuarit me certifikatë ProfilPASS gjatë muajit Qershor
- 09 qershor 2025 Social Coaching: Trajnim i suksesshëm i mbajtur në Gjakovë
- 01 qershor 2025 Të certifikuar me certifikatë ProfilPASS gjatë muajit Maj
- 31 maj 2025 Social Coaching: Përvoja të reja me metoda gjermane në Prizren
- 16 maj 2025 Workshop-i i dytë për Social Coaching në Prizren, këtë herë në gjuhën boshnjake

